Flash News

KRYESORE

Dëbora dhe temperaturat e ulta, pezullohet mësimi në fshatrat e Kukësit

Dëbora dhe temperaturat e ulta, pezullohet mësimi në fshatrat e

Reshjet e dëborës dhe rënia e ndjeshme e temperaturave kanë shkaktuar një sërë problemesh në lëvizjen e automjeteve dhe në furnizimin me energji elektrike të zonave malore.

Në bashkinë Kukës, Drejtoria Arsimore ka vendosur për reduktim të orëve të mësimit në qytetin e Kukësit, kurse në zonat e thella mësimi është pezulluar.

“Dëbora dhe temperaturat e ulta kanë bërë që në fshatrat Borje, Shishtavec, Kollovoz, Turaj, Buzmadhe etj., të mos zhvillohet procesi mësimor”, thotë Skënder Ahmeti, Drejtor Rajonal i Arsimit.

Sipas tij, në fshatrat e njësive të tjera si në Bushtricë, Kalis, Arrën dhe në shkolla të caktuara në pellgun e Kukësit, mësimi është zhvilluar me orë të reduktuara.

Të fundit