Flash News

KRYESORE

Dëborë dhe acar, bllokohen akset kryesore në veri

Dëborë dhe acar, bllokohen akset kryesore në veri

Disa zona kanë mbetur të bllokuara  për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe erërave të forta. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë mbetur të bllokuara akset Shkodër-Theth dhe Shkodër-Breg Lumi.

Në Qarkun e Kukësit, akset rrugore nacionale kanë borë, por edhe gurë e dhera që janë rrëzuar prej skarpateve. Rruga e Kombit është e kalueshme normalisht. Aksi rrugor Kolsh-Qafë Shllak është i kalueshëm me zinxhirë. Ndërsa të bllokuara janë akset që lidhin fshatin Lojme dhe Arrën me Kukësin.

Në Dibër, rrugët Qafë Bualli-Martanesh dhe Klenjë-Trebisht-Ostren janë të bllokuara, ndërsa në aksin Ura e Çerenecit-Steblevë kalohet me vështirësi. Në Qarkun e Elbasanit, aksi rrugor Librazhd-Steblevë, segmenti Fushë Studen-Steblevë është i bllokuar nga dëbora me trashësi rreth 50 cm.

Situata më e normalizuar është në  Qarkun e Korçës, përfshi edhe Qafë-Thanën. Është dashur ndërhyrja e 6 borëpastrueseve për të mbajtur nën kontroll aksin e Qafë-Thanës, nga Lini deri në Prrenjas.

Të fundit