Flash News

KRYESORE

Debutimi me barazim, Pioli e quajti mëkat golin e dytë

Debutimi me barazim, Pioli e quajti mëkat golin e dytë

Stefano Pioli e ka quajtur mëkat barazimin 2-2 të Milanit mbrëmë ndaj Lecces. Ky ishte debutimi i tij me skuadrën kuqezi dhe qe i pafat, sepse Piatek shënoi golin e fitores, por në minutat e fundit miqtë barazuan.

"Eshtë mëkat. Sigurisht që ne donim fitoren, nuk e arritëm dhe kjo ndodhi për fajin tonë. Shpirti, bujaria ishin në nivele të larta, por duhet ta mbyllnim ndeshjen. Lojtarët janë të vetëdijshëm për cilësitë që kanë dhe që veshin fanellë të rëndë. U treguam më shumë bujarë se sa duhej", - u shpreh tekniku pas ndeshjes në "Sky Sport".

"Dhuratën më të bukur e prisja nga ndeshja, por nuk e morëm. Gjithsesi, edhe ky aspekt do të na ndihmojë. Ai gol në fund mund të ishte shmangur, por tashmë ndeshja mbaroi", - shtoi Pioli.

Të fundit