Flash News

KRYESORE

Ded Nreca, pas aksidentit: Falënderoj Zotin që arrita të shpëtoj...

Ded Nreca, pas aksidentit: Falënderoj Zotin që arrita të

Presidenti i Mamurrasit, Ded Nreca, pësoi ditën e djeshme një aksident automobilistik, por për fat të mirë gjitçka kaloi pa dëmtime fizike.

 Në një reagim për “Panorama Sport”, ai tha se ky ishte aksidenti i parë që pësonte.   

 “Është rasti i parë që pësoj një aksident automobilistik. Falënderoj Zotin që arrita të shpëtoj pa dëmtime fizike nga një përplasje e tillë”, tha presidenti i Mamurrasit. Ai është përplasur nga një tjetër mjet, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëme njerëzore, po vetëm materiale.  Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të nxjerrë shkaqet e aksidentit. Ndreca prej vitesh është në krye të skuadrës mamurrsake, e cila sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Kategorisë së Dytë.

Të fundit