Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Ded Nreca, pas aksidentit: Falënderoj Zotin që arrita të shpëtoj...
Presidenti i Mamurrasit, Ded Nreca, pësoi ditën e djeshme një aksident automobilistik, por për fat të mirë gjitçka kaloi pa dëmtime fizike.
Në një reagim për “Panorama Sport”, ai tha se ky ishte aksidenti i parë që pësonte.
“Është rasti i parë që pësoj një aksident automobilistik. Falënderoj Zotin që arrita të shpëtoj pa dëmtime fizike nga një përplasje e tillë”, tha presidenti i Mamurrasit. Ai është përplasur nga një tjetër mjet, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëme njerëzore, po vetëm materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të nxjerrë shkaqet e aksidentit. Ndreca prej vitesh është në krye të skuadrës mamurrsake, e cila sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Kategorisë së Dytë.