Flash News

KRYESORE

Dedikimi romantik i ish-partnerit tradhtar, si reagoi Khloe pas urimit të Tristan

Dedikimi romantik i ish-partnerit tradhtar, si reagoi Khloe pas urimit të
Tristan Thompson mund të jetë tradhtari më i njohur në gjithë botën dhe shpesh herë burime për media të huaja, pranë basketbollistit, kanë treguar se ai e ka përjetuar shumë keq publikimin e lajmeve të tradhtisë. Mirëpo, edhe pse nuk janë më bashkë, në ditëlindjen e Khloe Kardashian, Tristan Thempson ka bërë një super dedikim në profilin e tij në Instagram, në mënyrë krejt të papritur: “Gëzuar ditëlindjen, Khloe Kardashian”, e nis Tristan-i, “Je njeriu më i bukur që kam njohur, brenda e jashtë. Faleminderit që je një mama e mrekullueshme për princeshën tonë True. Ajo është e bekuar që ka dikë si ti për shembull. Të uroj veçse sukses dhe uroj që pozitiviteti të bekojë rrugën tënde. Shijoje ditën tënde, Koko.” Pas këtij postimi, Khloe Kardashian është po aq e habitur sa të gjithë sa të gjithë ne. Ajo nuk e priste dhe burime për “People” treguan se ajo nuk di si të reagojë ndaj publikimit të papritur të ish- partnerit, me të cilin ka një vajzë 1 vjeçe, True-në.

Të fundit