Flash News

KRYESORE

Dedikimi romantik i Justin Bieber që e pau "gjithë bota" përveç bashkëshortes së tij

Dedikimi romantik i Justin Bieber që e pau "gjithë bota"
Justin Bieber ka bërë një gjest që me siguri bashkëshortes së tij - medeles Hailey Bieber- do t`i pëlqejë shumë kur të zgjohet (nëse nuk është zgjuar akoma). Në Amerikë ka tjetër orar dhe në orët e para të mëngjesit të orarit europian dhe në mesnatë në Amerikë, Justin ka bërë një dedikim shumë romantik në Instagram për dashurinë e tij. Ai ka hedhur një foto me Hailey-n, teksa shkruan: “E dashur Hailey, teksa qëndroj shtrirë dhe ti po fle pranë meje, mendoj sesi arrita të jem kaq i bekuar. Përulja jote, gëzimi yt dhe dëshira për t’u rritur më çmendin. Jam i nderuar të jem bashkëshorti yt. Premtoj të të dua të gjitha ditët e jetës tonë. Natën e mirë Hailey, uroj ta lexosh këtë në mëngjes dhe të buzëqeshësh! Je përgjithmonë e imja.”

Të fundit