Flash News

KRYESORE

Defekt me bombulën, merr flakë apartamenti në Lezhë

Defekt me bombulën, merr flakë apartamenti në Lezhë

Një apartament në katin e katërt është përfshirë nga flakët në qytetin e Lezhës, ku për fat të mira pati vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Besëlidhja", rreth orës 13:00, ndërkohë që një e moshur ka tentuar të vendosë në funksion sobën e gatimit dhe bombula ka marrë flakë.

Zjarrfikësit kanë mundur të ndërhyjnë në kohë për të shuar flakët, që nisën në ballkonin e shtëpisë dhe që po përhapeshin edhe në dhomat e tjera.

Të fundit