Flash News

KRYESORE

Defekti gjatë punimeve, Amsterdami zhytet në errësirë

Defekti gjatë punimeve, Amsterdami zhytet në errësirë

Një defekt i madh elektrik ka zhytur Amsterdamin në errësirë, duke paralizuar tramet dhe duke detyruar muze të famshëm të mbyllen.

Ky defekt filloi rreth orës 11:00 (10:00 GMT) pas këputjes së një kablli elektrik gjatë punimeve të gërmimit në jug të lagjes historike të kryeqytetit holandez, njoftoi kompania e furnizimit me elektricitet “Liander”, në një komunikatë.

Muzeu “Rijksmuseum”, që strehon pafund thesare artistike si piktura e famshme e Rembrandit “The Night Watch”, u evakua dhe u mbyll, ashtu si muzeu arkeologjik Allard Pierson, që ndodhet aty pranë.

Të fundit