Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dëftesat e lirimit si “defter bakalli” për Ministrinë e Arsimit
Mirela Karabina
Marrja e dëftesës së notave për nxënësit është momenti final i mbylljes së vitit shkollor. Kjo dëftesë merr një rëndësi edhe më të madhe në mbarimin e dy cikleve, atë të mesëm të ulët (AMU), pra arsimit të detyrueshëm nëntë vjeçar, dhe atij të mesëm të lartë (AML). Kështu, nxënësit e klasës së nëntë, adoleshentët pesëmbëdhjetë vjeçarë do të marrin në duar Dëftesën e lirimit, e cila i jep të drejtën të shkojnë në arsimin e mesëm të lartë, aq shumë të dëshiruar për ta.
Fatkeqësisht, kjo dëftesë me rëndësi të veçantë për nxënësit, për ministrinë përgjegjëse për Arsimin është konsideruar si një “defter bakalli” (një regjistër apo letër e shkruar keq, jo sipas rregullave) që, në fakt, mbetet pas kësaj letre.
Kështu, njohur nga mediat, nxënësit do marrin në dorë një dëftesë notash me gabime numerike në listimin e lëndëve (nga numri 9 kalon në numri 11) dhe me shkrim dore do të shkruhet numri i regjistrit të veçantë (sipas një urdhri që i është dërguar me e-mail drejtorive të shkollave më 11 Korrik 2018).
Plotësim me shkrim dore te dëftesa e klasës së nëntë, një dokument zyrtar?!
Pra, nxënësit tanë, mbi të cilin bien pasojat e një sistemi të rrënuar arsimor, duhet, tashmë, ta marrin edhe të vulosur dështimin e këtij sistemi në Dëftesën e lirimit.
Me sa duket, ministria nuk ka pasur “kohën e mjaftueshme”, paskërkësh qenë në “urgjencë” , si gjithmonë, shtypja e deftesave.
Por,për çfarë e ka kohën kjo ministri?
Për zhvillimin e shkollës dhe kujdesin ndaj nxënësit, jo!
Dëftesat e lirimi rezultojnë me gabime, por pas disa ditësh që janë shpërndarë dhe mësuesit kanë plotësuar një pjesë të dëftesave (duke korrigjuar me shkrim dore gabimet sipas udhëzimeve me e-mail) sot, më 12 Korrik i është kërkuar mësuesve t’i dorëzojnë dëftestat dhe të rrinë në pritje të zgjidhjes së këtij absurdi të vulosur nga ministria përgjegjëse për arsimin.
Por, ky është një skandal, një akt i papërgjegjshëm dhe abuziv!
Kjo është shpërfillja që arroganca e pushtetit nuk kursen për asgjë.
Por, jo vetëm Dëftesta e lirimit janë një skaldal më vete, por është dhe mungesa e dëftesave për të gjitha klasat.
A do marrin nxënësit dëftesa për këtë vit mësimor?
Por çfarë presin?
E pra, kjo është sot gjendja e dëftesave, një procedure e përvitshme, tenderi i së cilës hapet në muajin janar dhe duhet të mbyllet në muajin prill, që çdo gjë të jetë gati menjëherë pas mbarimit të vitit shkollor.
Por, ky proces, “çuditërisht”, është gjithmonë i vonuar nga ministria.
Pse gjithmonë përballemi me dëftesa me gabime dhe vonesë në shpërndarjen e tyre?
Pse pikërisht sot tërhiqen Dëftestat e lirimit, pasi janë plotësuar një pjesë, pas urdhrave të njëpasnjëshme të korrigjimit të tyre me dorë nga mësuesit?
Si mund të justifikohet kjo situatë e paprecedentë?
Por, në fakt, ministria përgjegjëse për arsimin ka krijuar një “traditë” të sajën me menaxhimin e tillë të këtij procesi, që, dukshëm, ka interes të madh për të. Kështu, vetë ministria është përcaktuesja e fituesit të tenderit të shtypjes së dëftesave, dhe ndodh “çudia” që kompania fituese nuk ofron çmimin më të ulët për dëfesa, por, përkundrazi , ofron një numër më të pakët dëftesash nëpërmjet një “bashkëpunimi frytdhënës” me ministrinë, siç ndodhi vitin e kaluar, p.sh., nga 100 mijë dëftesa ofroi 80 mijë). Dhe ndërkohë që gara vazhdonte “kompania e privilegjuar” i shtypi dhe i bëri gati dëftesat, edhe pa mbaruar procedura ligjore e tenderimit. Por, ndalimi i prokurimeve më 5 Korrik 2017 me Vendim të Këshillit të Ministrave vuri në vështirësi “hartuesit” dhe “zbatuesit” e tenderit të dëftesave. Dhe, këtë qartazi e dëshmon nxitimi për nënshkrimin e prokurimit dhe kontratës së shtypjes së dëftesave, pa dijeninë e Ministrit si kompetencë ligjore e tij, nga ish Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, edhe pse i pezulluar dhe shfuqizuar si autoritet kontraktor nga Ministri.
Pra, nëpërmjet një maskarade të turpshme, abuzive dhe korruptive “zgjidhën” problemin duke shpërfillur strukturat institucionale në shkelje flagrante të ligjit.
Llogaritur në këtë mënyrë, dëftesat për nxënësit, sigurisht, që do jenë gati kur i do ministria dhe jo shkolla, do kenë probleme me cilësinë dhe do jenë me gabime pasi nuk ka transparencë dhe nuk dihet nëse janë të shtypura rishtazi, apo janë të lëna në një “rrëzë” nga vitit i kaluar si jashtë serie për arsye të gabimeve, por që riciklohen këtë vit.
Por kjo, me sa duket, nuk përbëkërka problem për ministrinë përgjegjëse për arsimin, kjo Dëftesë lirimi nuk qenkërka aq me vlerë për të, pasi nxënësit, edhe me gabime në dëftesë regjistrohen në institucionet e arsimit të mesëm të lartë, nuk përbën interes mungesa e dëftesave në shkolla, megjithëse viti shkollor ka pothuajse gjashtë javë që është mbyllur.
Ky është një turp i madh!
Dhe, ja ku jemi sot përballë faktit: papërgjegjshmërisë dhe veprimeve jo trasparente të ministrisë së arsimit, e cila duhet të japë shpjegimin institucional për këtë skandal dhe të zgjidhë menjëherë situatën, dhe jo me “arnime” dhe e-maile qesharakë, tregues të një degradimi të ministrisë përgjegjëse për arsimin, e cila, në fakt, ka humbur kredibilitetin për të qenë e tillë.
Drejtuesit e mirëpaguar të ministrisë përgjegjëse për arsimin kanë detyrimin moral dhe atë institucional të sqarojnë këtë skandal dhe jo të shpërfillin nxënësin, mësuesin dhe prindërit duke i “dhuruar” atyre një proçes tejet të paqartë dhe që bart hije të një korrupsioni të turpshëm, të cilit nuk i del as “koka” dhe as “këmbët”.
Ata duhet të japin llogari edhe për dëftesat e munguara deri më tani në shkollë.
Pra, kjo është ministria e arsimit që nuk i shërben të gjithë shqiptarëve por interesave klienteliste; kjo është ministria e arsimit që është mbërthyer nga paligjshmëria të cilën e ka kthyer në sistem; kjo është ministria e arsimit që ka tjetërsuar vlerat, ku e pamoralshmja është kthyer në të moralshme, vesi është kthyer në vityt, babëzia për të rrëmbyer e rrënuar gjithcka është kthyer në normalitet ligjor.
Prandaj, ajo sot rreshton skandale të njëpasnjëshme sepse ajo nuk mund ta kontrollojë dot më sistemin e shkatërruar në çdo hallkë, të ngritur nga ajo vetë.
Arroganca e pushtetit dhe babëzia e pamasë, duket, kanë gjunjëzuar gjithçka, çdo elemet të këtij sistemi arsimor që lëngon, plagët e të cilit po “brejnë” ngadalë cilësitë dhë mirësitë që kanë mbetur.
Dhe, kjo duhet të marrë fund menjëherë, është emergjencë kombëtare.
Nesër do jetë tepër vonë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38