Flash News

KRYESORE

Dëftesat e nxënësve, Boçi i përgjigjet Nikollës me pesë argumente: Po të ndriçoj dhe njëherë

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi i është përgjigjur reagimit të bërë nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, sa i takon dëftesave të nxënësve që mbaruan klasën e 9-të.

Në replikë me ministren Nikolla, Boçi thotë se dëftesës së lirimit (klasa e 9-të) i mungonte lënda nr. 10 dhe pas denoncimeve të PD-së, shkruan më tej Boçi, ministria tërhoqi 35 mijë dëftesat e lirmit.

“Sa i takon tenderit, ju Znj. Nikolla duhet ta dini fare mirë se specifikimet teknike (mbi formatin, llojin, sasinë e dokumenteve) shkollore, i bën MASR dhe jo MB. Apo jua ka marrë mendjen pazari?!

MASR nuk ka arritur të kryejë detyrimet e veta në kohë, duke ja hedhur topin Xhafës”, shkruan Boçi.

Postimi i Luçiano Boçi

LINDITA QË NUK SOLLI NJË DITË TË VETME

Ministrja e arsimit që fle mbi paaftësinë e vet lapidare ngatërron me dashje politikën me pazare, Ministrinë e Arsimit me Ministrinë e Brendshme.

Seriozisht po, ke marrë përsipër diçka:

Shkatërrimin e arsimit dhe të mësuesit.

Natën e gjatë që përjeton sot arsimi e keni sjellë ju znj. Ministre me varrosjen dinjitetit të mësuesit e pedagogut, me degradimin infrastrukturor e programor dhe me groposjen e Universiteteve publike.

Paaftësia profesionale falet për çdokënd, por paaftësinë njerëzore e paske akoma më të madhe dhe të pafalshme.

Megjithatë po të ndriçoj dhe njëherë, jo me 10 pika se e di që ke vështirësi. Po përdor vetëm një dorë:

  1. Dëftesës së lirimit (klasa e 9-të) i mungonte lënda nr. 10. Si duket pazaret jua ngatërrojnë edhe llogaritë e lëndëve...

Apo....sa gishta kanë duart zonja Ministre?

Kjo ishte pyetja që na bënte mesuesja e klasës së parë kur mësonim numërimin...

Foton e dëftesës (si provë) po e postoj përsëri.

  1. Pasi detyruat mësuesit të ktheheshin nga pushimet (në shkelje të kontratës së sapofirmosur kolektive) e t'i plotësonin me dorë, u detyruat t’i tërhiqni plot 35 mijë dëftesat e lirimit... prej deklaratës sonë.

A mbani Ju znj. Ministre përgjegjësi direkte për këtē SKANDAL???

Kush i paguan kostot e dëftesave të pavlefshme??!!!

 

  1. Meqenëse doje një emër qoftë të vetëm si sfidë, po të jap një emër të njohur publikisht: rastin e vajzës së të mirënjohurës e respektuarës Mesila Doda. Të ka përkushtuar dhe një status për këtë (foto).

Çfarë do mërmërisësh pas kësaj?!

  1. Pavarësisht se mësuese matematike, as llogaritë e nxënësve nuk dini t'i bëni. Rreth 420 mijë nxënës ndjekin mësimin nga klasa 1 deri klasë 11. E këtu nuk llogaritet numri i maturantëve e as atyre që duan të ikin jashtë e që po i sorrollasni me letra në duar, sa nga një zyrë në tjetrën e duke jua djegur afatet. Megjithatë asnjë maturant nuk ka marrë diplomë të Maturës Shtetërore. Asnjë nxënës i klavase 10 dhe 11 gjithashtu.

Ndërsa vetë mësuesit e të gjithë klasave të tjera nga klasa e parë e më tej, kanë deklaruar se dëftesat do jepen në gusht apo shtator.

5.Sa i takon tenderit, ju Znj. Nikolla duhet ta dini fare mirë se specifikimet teknike (mbi formatin, llojin, sasinë e dokumenteve) shkollore, i bën MASR dhe jo MB. Apo jua ka marrë mendjen pazari?!

MASR nuk ka arritur të kryejë detyrimet e veta në kohë, duke ja hedhur topin Xhafës.

Nuk e di nëse mund t'ju shpëtojë fakti që fajin ja kaloni Xhafës, që edhe pa këtë ka “hallet” e veta, por është e pafalshme që për t'i bërë figurë të mirë Kryeministrit, ju të mashtroni publikisht në këtë mënyrë arrogante!

Shihemi në prokurorinë tënde të përkohshme të mosvarme!

ps: po të shtoj dhe foton ku shihen mesazhet që mësuesit i dërgojnë Kryetares së Komisionit.

 

Të fundit