Flash News

KRYESORE

Degradimi i parkut të liqenit, fotot e Veliajt nuk e tregojnë realitetin në zonë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shpallur një plan për të ‘gjallëruar’ parkun e liqenit artificial, por kjo ka ndikuar në degradimin e zonës për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta dhe në çdo anë.

Fotot që Veliaj publikon në profilin e tij nuk tregojnë realitetin e parkut ku qytetarët që e frekuentojnë çdo ditë përballen me pamje aspak të këndshme, liqen të papastër dhe mbetje të grumbulluara në anë të rrugëve.

Në rrjetet sociale publikohen vazhdimisht dëshmi se si parku po degradon dita ditës, siç tregojnë këto foto, ndërkohë që punonjësit e bashkisë fokusohen vetëm në mirëmbajtjen e atyre ‘oazeve’ të vogla ku Veliaj ka vënë dorë dhe ku xhiron plane dhe kronika disa minutëshe ndonëse hapësirat janë të pakta.

Të fundit