Flash News

KRYESORE

Degradon Vuçiç: Marko Gjuriç u arrestua nga terroristët; do japin llogari

Degradon Vuçiç: Marko Gjuriç u arrestua nga

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i është rikthyer deklaratave raciste kundër shqiptarëve duke i quajtur terroristë policët e Kosovës që arrestuan zyrtarin e tij, Marko Gjuriç. Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë kishte hyrë në Mitrovicë pa lejen e autoriteteve kosovare, megjithatë, arrestimin e tij, Vuçiç e ka quajtur “akt brutal dhe kriminal që ka mbështetjen e shteteve individuale”.

Pas mbledhjes së Këshillit për Sigurinë Kombëtare, Vuçiç tha se “Gjuriç nuk ka shkuar në mënyrë të paligjshme në Kosovë, siç po gënjen Prishtina. Derisa neve përfaqësuesit ndërkombëtarë na thoshin të jemi të qetë, se ne do të zgjidhim gjithçka, në atë moment ata ndërmarrin një aksion të gjerë në të cilën ajo bandë terroriste godet Mitrovicën Veriore, hedhin bomba, nisin të rrahin këdo. Ajo bandë ka hyrë brenda dhe ata terroristë arrestuan Marko Gjuriçin.”

Ai tha se kjo “bandë e terroristëve”, pas arrestimit, u fotografuan me Gjuriçin sikur të ishte trofe.

Presidenti serb tha se, të gjithë pjesëmarrësit në këtë aksion, përfshirë edhe disa serbë, do të përgjigjen para organeve serbe.

“Marko i mbijetoi kësaj, do t’u mbijetojë edhe gjërave edhe më të rënda në jetë, por ne nuk do ta kapërcejmë këtë. Të gjithë që morën pjesë në arrestimin e Marko Gjuriçit, do të përgjigjen para organeve serbe, përfshirë edhe dy pjesëtarë të nacionalitetit serb që morën pjesë në logjistikë”, ka thënë Vuçiç.

Menjëherë pas ngjarjes, përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentët e të dyja vendeve, të cilëve u ka kërkuar të ruajnë qetësinë.

Të fundit