Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
I dehuri kërcënon me çifte gruan dhe vajzën e vogël, policia e arreston
Policia e Tiranës ka arrestuar një burrë të dehur, i cili kërcënoi me vdekje gruan dhe të bijën 13-vjeçare. 39-vjeçarit Alban Balla iu vunë prangat mbrëmjen e së hënës, pasi ai kishte ardhur në shtëpi i dehur dhe kishte nisur kërcënimet ndaj familjes, gruas D. Balla 31 vjeçe dhe vajzës I/ Balla, 13 vjeçe.
Arrestimi u bë nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.3. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe një armë gjahu "Kralmagnum" me 38 fishekë, 12 prej të cilëve të vendosur gjerdan.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale "Dhunë në familje" dhe " Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive",parashikuar nga nenet 130/a dhe 280 të Kodit Penal.