Flash News

KRYESORE

Dekani Sabri Laçi: Studentët nga protesta, veç uljes së tarifave, fituan moralisht

Dekani Sabri Laçi: Studentët nga protesta, veç uljes së

Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Sabri Laçi në një intervistë për gazetën “Shekulli”, shprehet  se bojkoti do të vazhdojë një ditë në javë, deri në ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Sipas tij studentët nga protesta veç uljes së tarifave, fituan moralisht.

“Fituan shumë me protestën që bënë. Përgjysmimi i tarifës në sistemin bachelor, ka një ndikim në familjet shqiptare. Ne e dimë shumë mirë që ekonomia në familjet e tyre nuk mund të përballojë tarifa aq të larta. Po ashtu, fituan të drejtën e përfaqësimit, të kenë mundësi të jenë pjesë e vendimmarrjes në institucionet kolegjiale të universitetit. Ka gjasa që edhe në Bordin e Administrimit të ketë përfaqësues. Studentët kanë fituar më shumë hapësirë sa i përket veprimtarive të ardhshme shkencore. Kanë përfituar edhe në planin moral, po ashtu edhe në atë monetar”, u shpreh dekani.

Ai shtoi se deri më tani qeveria nuk ka dërguar fonde, duke bërë me dije se janë në pritje të premtimeve të dhëna. Laçi njoftoi se viti akademik do të shtyhet deri në fund të muajit korrik. Sipas tij, kjo periudhë shtyrjeje do të sjellë edhe rikuperimin e çdo ore të humbur si pasojë e protestës. Më tej, ai shtoi se çdo departament ka axhendën për mënyrën se si do të procedohet deri në fund të vitit. Po ashtu, Laçi tha se stafi akademik, së bashku me studentët janë angazhuar maksimalisht për të zëvendësuar orët mësimore.

Intervista e plotë publikuar në gazetën Shekulli

 

Të fundit