Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Deklarata e AKEP, Grida Duma: Drejtuesit duhet të shkarkohen menjëherë nga detyra
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas deklaratës së AKEP drejtuar mediave ‘on line’ dhe opozitës shqiptare. sipas Dumës, mjafton ky vetdeklarimi i AKEP që drejtuesit e tij të shkarkohen menjëherë nga detyra.
“Në reagim Drejtori i AKEP deklaron që nuk e kanë qëllim të kërcënojnë mediat se: “..po ta kishin qëllim do të mjaftonte zbatimi i ligjit”; pra AKEP mashtron, shantazhon publikisht mediat dhe në fund vetëdeklaron që nuk ka zbatuar as ligjin. Po pse nuk i ka mbyllur nëse kështu e kërkon ligji?! Përse sakrifikojnë të shkelin ligjin zyrtarët e AKEP? Ka vetëm një arsye që i jep përgjigje; sepse i vlejnë më shumë t’i kenë të shantazhueshëm”, shkruan Duma.
Duma e konsideron këtë institucion si “polici e paligjshme e mendimit të Edi Ramës”.
Reagimi i Grida Dumës:
Mjafton vetdeklarimi i AKEP që drejtuesit e tij të shkarkohen menjëherë nga detyra!
Në reagim Drejtori i AKEP deklaron që nuk e kanë qëllim të kërcënojnë mediat se: “..po ta kishin qëllim do të mjaftonte zbatimi i ligjit”; pra AKEP mashtron, shantazhon publikisht mediat dhe në fund vetëdeklaron që nuk ka zbatuar as ligjin.
Po pse nuk i ka mbyllur nëse kështu e kërkon ligji?! Përse sakrifikojnë të shkelin ligjin zyrtarët e AKEP? Ka vetëm një arsye që i jep përgjigje; sepse i vlejnë më shumë ti kenë të shantazhueshëm!
Për më shumë se 5 vjet AKEP nuk paska zbatuar ligjin dhe tani nis raprezaljen e formalizimit sapo Kryeministri po i tund mediave ligjin e censurës.
Është e qartë, Kryeministri dikton ata turren në raprezalje. Është rrjedhimisht e pranuar që po veprojnë si Policia e Mendimit të Ramës.
Por a është vetë AKEP një shpifës që paguhet nga taksat e shqiptarëve?! A ka shpifje më të pastër se të kesh dokumentat e portaleve por të botosh listën e portaleve të “pa formalizuara” duke i linçuar dhe dëmtuar publikisht vetëm për të bërë policin e Ramës.
A quhet kërcënim të linçosh dhe nxjerrësh fletërrufe publike për portalet pa i dërguar shkresë zyrtare secilit, ndërkohë që shumica paraqitën dokumentat e formalizimit!
AKEP-i që vetëdeklaron që nuk ka bërë punën prej vitesh dhe se nuk i shërben ligjit por Ramës paska dhe fuqi t’i tregojë opozitës se si të bëjë punën!
Askush dhe për asnjë arsye nuk do amnistohet me iluzionin se ka mbrojtje politike. AKEP do të mbajë përgjegjësi si polici e paligjshme e mendimit dhe si shantazhuese de fakto e fjalës së lirë.