Flash News

KRYESORE

Deklarata e Preç Zogajt: Të zgjidhet një kryeministër i ri po nga PS

Analisti Preç Zogaj i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka komentuar situatën në vend dhe se çfarë duhet të përmbajë protesta e opozitës .

Zogaj u shpreh se është pro protestës së opozitës duke mbështetur të pranishmit dhe duke mos i inkurajuara ata për të kaluar cakun duke përdorur dhunë. “Unë iu them atyre se: Nëse ju thonë që sulmoni, unë ju them tërhiquni. Nese ju thonë tërhiquni nga protesta ju them të qëndroni në shesh”,  u shpreh Zogaj.

Analisti propozoi një zgjidhje për situatën në vend. Ai tha se është më e udhës që të zgjidhet një tjetër kryeministër, po nga radhët e mazhorancës.

Të fundit