Flash News

KRYESORE

Deklarata e Berishës për Bularatin, reagon Rama: Një pisllëk

Kryeministri Edi Rama reagoi pas qëndrimit të mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha sa i takon ngjarjes së ndodhur në Bularat.

“Duke dënuar disa reagime zyrtare të Athinës por edhe të Tiranës, që duan të përdorin rastin për qëllime politike, konsideroj të nevojshme një hetim të plotë dhe transparent të kësaj ngjarje”, thoshte ndër të tjerash Berisha.

Por kjo deklaratë e Berishës, nuk është pritur mirë nga Rama, i cili në një status në Tëitter, e cilëson këtë si një pisllëk.

“Deklarata e SB për Bularatin një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë🤧Sa shumë i dha Shqipëria këtij njeriu që do iki nga kjo botë pa lënë pas qoftë dhe një fjali për t'ua treguar fëmijëve apo një fjalim ku të mos duhet sinjali kujdes fëmijët🔴”, shkruan Rama.

 

Të fundit