Flash News

KRYESORE

Deklarata e Bolton për ndarjen e Kosovës, ish agjenti i SHIK-ut zbardh detaje

Deklarata e Bolton për ndarjen e Kosovës, ish agjenti i SHIK-ut zbardh

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, ka deklaruar se ideja për çështjen e ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë  e Presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç.

Politiko.al kontaktoi me përfaqësues të forcave politike në Kosovë, të cilët nuk kanë  dashur të komentojnë këtë deklaratë.

Ndërkaq, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, ndërsa ka komentuar deklaratën e Bolton, ka zbuluar detaje të reja.

Miftari ka përmenduar emrat që kanë lobuar këtë ide, ndërsa ka shtuar se takimi për këtë çështjeje është mbajtur në Nish të Serbisë.

“Deklerata e Jonh Boltonit është deklaratë reale. E kam cekur para shumë kohësh publikisht në shtyp, se idenë e serbëve Vaso Čubrilović  dhe Ivo Andrić, kryetari i jone Hashim Thaçi e ka pranuar, kur e ka parë se Gjykata Speciale, që e solli vetë në Kosovē paraqet rrezik edhe për Hashim Thaçin dhe jo vetëm, por edhe për disa shokë të tij.

Pastaj, kjo ide permes Baton Haxhiut ju dërgua Edi Ramës. Për herë të parë në një takim mes Aleksander Vuçiçit, Edi Ramës dhe Baton Haxhiut ish-emisar politik i UDB serbe, gjegjësisht ish-emisar i Ivica Stanisic, kryshefit të UDB serbe. Takimi është mbajtur nē NISH, në qytetin serb, dikur krejtësisht qytet shqiptar”, është shprehur Miftari për Politiko.al.

Sipas të njëjtit, Bolton këtë ide së pari ia percjellë  Hashim Thaçit, përmes ambasadores në Uashington Vlora Çitaku.

“Ka pasur dhjetra shkëmbime të emaileve, në mes Çitakut dhe Boltonit, në emër te Presidentit tonë.  Ka patur edhe takime, ishte edhe një takim direkt mes Thaçit dhe Boltonit.  Pastaj idenë për ndarjen e Kosovës të Boltonit e mbështeti edhe Aleksadër Vuçiç dhe Ivica Daçiç. Qëllimi serb ishte të ndajë Kosovën, qëllimi i Hashim Thaçit është të shpëtojë veten nga të bërat e tij, sidomos nga eleminimi i konkurentëve politik, ushtarak dhe ekonomik. Ta shpëtoj veten nga turpi, pasi ai edhe familjarë të tij të ngushtë janë të kapur keq nga dosjet e Beogradit, gjegjësisht nga dosjet e shërbimit sekret Serb UDB”, ka thënë më tej Miftari.

Ky i fundit ka shenjëstruar edhe kryeministrin  Edi Rama, pasi sipas tij,  me planin e mini-shengenit, po i ngul thikën pas shpine Kosovës.

“Edhe rolin e emisarit tē UDB serbe Baton Haxhiut e kuptojmë, por rolin e Edi Ramës nuk e kuptojmë.  Ishte naiviteti i tij apo kishte interes material në këto plan. Por planin e mini-shengenit me Serbinë, ne Kosova nuk e kuptojmë ndryshe, por thikë pas shpinës së Kosovës”, është shprehur më tej ish eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari.

Të fundit