Flash News

KRYESORE

Deklarata e “çmendur” e Trump: Të injektohet dizenfektues si trajtim kundër koronavirusit

Deklarata e “çmendur” e Trump: Të injektohet

Komuniteti mjekësor ka kritikuar ashpër deklaratën e presidentit Trump pasi ai sugjeroi të kryhen kërkime nëse mund të mjekohet koronavirusi duke injektuar dizenfektues në trup.

Trump dukej se do propozonte edhe idenë e trajtimit me dritë ultraviolet tek pacientët, një ide e hedhur poshtë nga një mjek në konferencë. Një tjetër prej zyrtarëve të tij kishte thënë më herët se rrezet e diellit dhe dezinfektuesi ishin të njohur për të vrarë infeksionin, shkruan BBC.

“Pra, duke supozuar se goditëm trupin me një dritë të jashtëzakonshme – qoftë ultravjollcë apo thjesht dritë shumë e fuqishme. Dhe atëherë unë thashë, duke supozuar se sollët dritën brenda trupit, të cilën mund ta bëni ose përmes lëkurës ose në ndonjë mënyrë tjetër. Dhe unë mendoj se keni thënë që do të provoni edhe këtë. Tingëllon interesante. Dezinfektuesi. Një minutë. A ka ndonjë mënyrë që të mund të bëjmë diçka të tillë, me injeksion brenda ose pothuajse pastrim? Kështu që do të ishte interesante ta kontrollosh këtë,”- tha Presidenti Trump.

Por nga ana tjetër mjekët paralajmëruan që ideja e presidentit mund të ketë rezultate fatale.

Të fundit