Flash News

KRYESORE

Deklarata e drejtueses në Fier për nxënësen e helmuar, PD: Të ikë së bashku me Besën, që e ka mbushur kupën

Deklarata e drejtueses në Fier për nxënësen e helmuar, PD:

Ish deputeti demokrat Luçiano Boçi, ka reaguar lidhur me deklaratën e drejtueses së  Arsimit në Fier, Yllka Becit, e cila tha se nxënësja e dërguar sot më ambulancë në urgjencë është shtatzënë dhe nuk ka lidhje me situatën e krijuar dje.

Përmes një statusi në Facebook, Boçi publikon një pjesë nga legjislacioni i etikës dhe sjelljes në institucionin arsimor, ku nënvizon disa pika.

Ai kërkon largimin e drjetueses së Fierit së bashku me ministren e Arsimit Besa Shahinin, pas atij që e quan skandal në arsim.

“Së paku drejtuesja pas kësaj deklarate e ngjarjeve në shkollë duhet të largohej, duke ndjekur nga pas Besën që e ka mbushur kupën!”,thekson Boçi.

Statusi i plotë

...DHE HELMIMET S’KANË TË SOSUR

Ka habitur shumëfish drejtuesja rilindase e shkollës së helmuar në Fier.

Me arrogancën tipike të sektit që drejton Shqipërinë, ka bërë deklaratën shokuese për nxënësen e shtruar në spital.

E gjitha kjo për të helmuar opinionin.

Sipas saj, nxënësja është shtatzënë.

Deklarata shokuese ka ngjallur reagimin e prindërve.

Papërgjegjshmëria ka kaluar çdo kufi.

Drejtuesja pas kësaj deklarate, pavarësisht së vërtetës, duhet të mbajë përgjegjësi totale.

Së pari, rregullorja për funksionimin e institucioneve arsimore, e miratuar nga Besa, në nenin 37 pika d, ia ndalon asaj bërjen publike të çdo informacioni konfidencial.

Së dyti, duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ajo pretendon se ka ngjarë, pasi në shkollë duhet të funksionojë shërbimi psiko-social, që orienton nxënësit në përballimin e traumave.

Rasti i pretenduar duhet të kishte vënë në alarm që herët drejtorinë e shkollës.

Por jemi në shkollën shqiptare të marrë në dorë nga militantizmi i sëmurë dhe ku asgjë nuk funksionon dhe çdo gjë mund të ngjasë.

Ku edukimi e dija janë përzier, për t’u nëpërkëmbur, me politikën e Rilindjen.

Së paku drejtuesja pas kësaj deklarate e ngjarjeve në shkollë duhet të largohej, duke ndjekur nga pas Besën që e ka mbushur kupën!

Të fundit