Flash News

KRYESORE

Deklarata e Emery për Xhakën tërbon tifozët e Arsenalit!

Deklarata e Emery për Xhakën tërbon tifozët e Arsenalit!

Ish-trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka folur në lidhje me vendosjen e mesfushorit Granit Xhaka si kapiten të skuadrës. Ai tregon se mesfushori shqiptar e meritonte krejtësisht atë rol për shkak të vlerave të tij dhe eksperiencës.

“Kapitenët kryesorë në sezonin e kaluar ishin Koscielny, Cech, Ramsey dhe Nacho Monreal. Të gjithë u larguan nga ekipi. Lideri natyral në ekip, për shkak të vlerave të tij dhe asaj që përfaqësonte tek Arsenali, ishte Granit Xhaka.

"Unë organizova një votim me të gjithë lojtarët për të parë nëse ajo që ndjeja ishte reale. Gjithçka u konfirmua nga vetë lojtarët për kapitenin. Rrethanat e sollën që Xhaka të kishte një përplasje me tifozët, ndaj iu hoq shiriti.

"Sidoqoftë, ai mbetet lideri i Arsenalit, për shkak të vlerave që përfaqëson, për shkak të respektit që të gjithë kishin për të dhe për shkak të përvojës", - tha tekniku Unai Emery.

Të fundit