Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë e Bashës: Tahiri zotëron materiale shtrënguese me të cilat mban peng Ramën. Po përpunohet pakti

Deklarata e fortë e Bashës: Tahiri zotëron materiale

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzm Basha në një deklatatë për median ditën e sotme ka bërë një deklaratë të fortë. Basha shprehet se zotëron të dhëna se aktualisht Tahiri dhe Rama po bashkëpunojnë për një marrëveshje mes tyre. kreu i PD-së bën me dije se Tahiri zotëron materiale shtrënguese, si video e  dokumente që dëshmojnë përfshirjen e Ramës në çështje kriminale, ndaj kryeministri s’e lëshon Tahirin.

“Ne kemi të dhëna se aktualisht Tahiri dhe Rama po përpunojnë një marrëveshje. Tahiri disponon dokumenta, filmime të përfshirjes së Edi Ramës në  marrëdhëniet me bandat mafioze. Ndaj Edi Rama e ka jetike marrëveshjen me Saimir Tahirin, por ai do përpiqet t’Ia hedh paq të menaxhojnë miliardat. Ndaj as arretimi i Saimir Tahirit dhe arrestimi i peshkqve të mëdhenj s’mund të ketë efekt nëse nuk arrestohet peshku i madh Edi Rama”, shprehet Basha.

Të fundit