Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë e deputetit: Rama i ka votat e opozitës së re, kanë nisur mesazhet e kërcënimet

Deputeti Lefter Maliqi e ka cilësuar një lojë të kryeministrit Edi Rama debatin për bindjen e opozitës parlamentare për votimin e draft-marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Pas takimit të sotëm me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, bashkë me tre krerët e grupeve parlamentare të opozitës së re, Maliqi tha se Rama ka më shumë se 6 deputetë pro votimit.

“Rama i ka votat nga opozita e re që do të votojnë draft-marrëveshjen për reformën zgjedhore, janë mbi 6 emra por nuk do t’i them, kanë nisur shantazhet, kërcënimet e telefonatat. Ky ka mbi 20 deputetë.

Është loja e Ramës, se kur të dojë i ka deputetët dhe i përdor, ndaj për interesin e vendit duhet sa më parë zgjedhje sepse me lista të hapura e të mbyllura Rama nuk fiton dot më.

Si mendoni se nuk i ka votat për Rama, pse si kam parë unë kur bënin pazare për shkarkimin e presidentit, se ishte show?

E njoh shumë mirë politikën se kam që në 2005, ndaj ftoj ambasadoren e SHBA të kuptojë se cfarë prapaskene e aktrimi bën Rama edhe me deputetët që i përdor”, u shpreh Maliqi pas takimit me kreun e kuvendit.

Të fundit