Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë e deputetit të PD: Kemi materiale të tjera për të publikuar

Pas deklaratës së gazetarit të njohur Blendi Fevziu se ekziston edhe një tjetër video që implikon një ministër të qeverisë “Rama”, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi thekson se PD ka të tjera materiale të forta për të publikuar.

Gjatë një interviste në  studion e lajmeve të Abc News me Mirela Milorin, Bylykbashi tha se pas publikimit të këtyre materialeve, të gjithë ata që po mbrojnë sot ministrin Xhafaj do të duken qesharakë.

“PD ka materiale të tjera për të publikuar. Mbas publikimit të tyre, do t'iu duken shumë qesharake, Rama, Xhafaj, Balla e shumë deputetë të tjerë të PS që mbrojnë Fatmir Xhafën.

Për të shkuarën e vëllait të Fatmir Xhafajt, iu kemi thënë dhe ndërkombëtarëve, që në momentin që ai u vendos kryetar i komisionit për Reformën në Drejtësi”, u shpreh Bylykbashi.

Edhe gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar në studion e lajmeve të Abc News se ka edhe një video-përgjim tjetër për një ministër të qeverisë Rama.

Fevziu nuk dha më tepër detaje se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, por u shpreh se ka dijeni për një material të tillë. Më herët, edhe vete kreu i demokrateve, Lulzim Basha dhe zyrtarë të tjerë të PD kur kanë thëne se të tjera materiale do te provojnë ne vijim lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar.

 

Të fundit