Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë e deputetit të PD: Rama sëmuri nënën e tij për t’u viktimizuar te shqiptarët

Deklarata e fortë e deputetit të PD: Rama sëmuri nënën

Deputeti i PD, Flamur Noka, njëri nga 6 deputetët e opozitës së bashkuar që u përjashtua nga seanca këtë të enjte edhe me vendim të Byrosë tregon më shumë për protestën e PD dhe LSI, kundër qeverisë Rama.

I ftuar në “News 24”, Noka tha se protesta duke qëlluar me miell Edi Ramën ishte në shenjë simbolike për arrestimin e 11 kuksianëve të varfër dhe për faktin se është përdorues droge. Noka tha se në mungesë të drogës u vendos të qëllohej me miell.

“Ky vendim erdhi pas fyerjeve që ka bërë ndaj nesh dhe popullit të Kukësit të veçanti duke e cilësuar si ‘pyll’. Ju në media nuk dëgjoni gjë, se ai është tinëzarë dhe shan e fyen larg mikrofonit. Ajo që keni parë nga unë ka qenë reagim për të kundërshtuar sharjet dhe kundërshtimet që ai bën. Vendimi erdhi nga fyerjet nën dhëmbë. Është kryeministër rrugaç”, tha Noka.

Gjatë diskutimit, Noka bëri edhe një deklaratë të fortë kundër kryeministrit, duke thënë se ai është në gjendje të bëjë gjithçka për të t’u viktimizuar.

“Ai sëmuri nënën e vet për t’u viktimizuar te shqiptarët, është mjeshtër i mashtrimit”, u shpreh deputeti i PD.

Të fundit