Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë e Erdogan: Mos e votoni kancelaren Merkel, ajo është armike e Turqisë...

Deklarata e fortë e Erdogan: Mos e votoni kancelaren Merkel, ajo

Gjermania është në mes të fushatës së saj elektorale. Mes votuesve janë miliona turq që do të votojnë dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shfrytëzuar rastin për të shprehur pakënaëqsinë dhe gjithë armiqësinë e tij me kancelaren Merkel dhe partinë e saj, kur ka thënë të premten se partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, Partia Kristian – Demokrate dhe aleatët e saj, janë armiq të Turqisë, duke ju bërë thirrje votuesve turq në këtë vend, që të mos i votojnë ata, në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

“Po ju bëj thirrje të gjithë bashkëvendasve të mi në Gjermani, Kristian- Demokratët, SDP, Partia e Gjelbër, të gjithë janë armiq të Turqisë.

Mbështetni partitë politike që nuk janë armike të Turqisë”, ka thënë ndër të tjera Erdogan.

Më herët Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kundërshtuar mundësinë që në Gjermani për qytetarët me origjinë turke të organizohet votim për referendumin turk për vendosjen e dënimit me vdekje. Ajo ka dalë disa herë kundër Erdoganit me qëndrimet e saj.

Të fundit