Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë e Fevziut: Fatmir Xhafaj ose është i paaftë ose i lidhur ...

Deklarata e fortë e Fevziut: Fatmir Xhafaj ose është i

Gazetari Blendi Fevziu, i pyetur sonte nga gazetari Çim Peka, ka folur në lidhje me situatën aktuale politike, por edhe për politikanët në veçanti.

Në lidhje me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Fevziu është shprehur se ajo që ndodhi në Elbasan e ka bërë të kuptoj që Xhafa o është i paaftë o i pamundur, pra i lidhur për të reaguar”.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Edhe e shkuara e Fatmir Xhafaj nuk mund të krahasohet me të Gramoz Ruçit

Blendi Fevziu: Po, por unë po të them e kam konsideruar Fatmir Xhafën një zyrtar, relativisht tipik, një ministër që ka qenë ministër i Drejtësisë që ka qenë ministër tjetër, njeri që nuk ka qenë modeli i njerëzve që qëndron me banditë ose me kriminel lart e poshtë nëpër restorante apo të shoqërohej prej tyre me aq sa e njoh unë, kam menduar se do të bënte një kthesë të fortë në raport me goditjen ndaj krimit, gjërat e tjera është pak vështirë por goditjen ndaj krimit.

Ajo që ndodhi në Elbasan më bëri të kuptoj që Xhafa o është i paaftë o i pamundur, pra i lidhur për të reaguar sepse nëqofëse në rrethana tjetër dikush do të ishte ministër i Brendshëm duhet të shkonte të vendosej në Elbasan dhe të shikonte se çfarë po ndodh atje, unë e kam thënë krimi në Shqipëri për hir të së vërtetës dhe për fatin tonë të keq, nuk është krim i fshehur.

Të fundit