Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë e ish-deputetit për grabitjet: Populli duhet të armatoset

Deklarata e fortë e ish-deputetit për grabitjet: Populli duhet të

“Kush ka mundësi të blejë një armë”. Është kjo një pjesë e deklaratës së ish-deputetit të PD, Asllan Dogjani ndërsa fliste për situatën e kriminalitetit në vend, e sidomos muajt e fundit, ku pasojat kanë qenë edhe fatale me humbje jetë njerëzish.

I futuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv të drejtuar nga Denis Minga, Digjani deklaroi se populli në këto kushte duhet të armatoset dhe të jetë i përgatitur për vetëmbrojtje.

 “Kush ka mundësi e blen një armë, që shkon 1 mijë deri në 2 mijë euro, por shumica nuk kanë mundësi. Ligji ka kaluar. Për mendimin tim duke parë pafuqinë e shtetit, që sot krimi ka dalë jashtë kontrollit dhe je i pasigurt, situata është kaq e rëndë dhe policia nuk është në gjendje, për mendimin tim duhet ta mbajnë qytetarët një armë në shtëpi, që të mbrohen. Por kjo prapë nuk e zgjidh, nuk parandalon kriminalitetin në rrugë, apo vjedhjen e bankave”, u shpreh ish-deputeti i qarkut Kukës.

Në të njëjtën linjë mendimi ishte edhe ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani.

 “Për mendimin tim, populli duhet të armatoset. Ligjin e kam pasur parë edhe para se të kalonte, nuk ka kaluar sikur ka qenë. Ka të drejtë që të marrë armë cdo person, por ka disa kushte; merret informacion nga policia, që i plotëson kushtet, nëse ka pasur probleme, kurrë nuk merr armë kontingjenti i krimit”, tha ish-zv.drejtori i policisë.

Të fundit