Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Deklarata e fortë e Lulzim Bashës: Fatmir Xhafaj hyn në Ministrinë e Brendshme vetëm po kaloi mbi trupat tanë
Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka lëshuar deklaratën e radhës ndaj të përzgjedhurit të Ramës për ministër të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Deklarata ka qenë e fortë dhe e hedhur si një zotim përpara të përndjekurve politik: “Le të zotohemi bashkë se Xhafaj nuk e kalon pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tone”.
Gjatë fjalës së tij në “çadrën e lirisë”, Basha tha për Xhafajn: “Bashkë me vëllain e tij veshi kostumin e narko trafikantit të kokainës. Ky është Fatmir Xhafaj. Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron. Shqiptarët e dinë që ka qenë ujk i vjetër i diktaturës dhe i narko- trafikut. Sot nga ky shesh në prani të të përndjekurve politik, le të zotohemi bashkë se Xhafaj nuk e kalon pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tonë. E vetmja rrugë për ti hapur Shqipërisë perspektivën që meriton është largimi që meriton”.
“I bëj thirrje Fatmir Xhafës të tërhiqet menjëherë nga aventura që ka nisur. Ai nuk do të jetë asnjë minutë ministri i Brendshëm i shqiptarëve”.