Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë e Shpëtim Idrizit: Kanë luajtur të gjithë gurët për të na zhdukur

Kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në fjalën e tij sot gjatë një aktiviteti ku përkujtohej 27-vjetori i shoqatës “Çamëria”, ka folur për plane të cilat kanë pasur për qëllim të zhdukin faktorin politik të Çamërisë.

Idrizi shprehet se asnjë politik antikombëtare nuk do mund t’i zhduk dot ata dhe se do vazhdojnë në politikat e tyre për bashkimin e shqiptarëve të Çamërisë.

“Kanë luajtur të gjithë gurët që të zhdukin faktorin politik të Çamërisë. Por neve s’na zhdukën dot bandat e Napolon Zervës e jo më kulisat e shtetit. Sido që të ketë ndodhur ne do mbetemi halë në sy e çdo politike antikombëtare. Ne do kemi yllin tonë polar që ndriçon për bashkimin e shqiptarëve të Çamërisë”,- tha Idrizi.

Të fundit