Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë e themeluesit të 'facebook': Ndihmova të krijohej një monstër

Deklarata e fortë e themeluesit të 'facebook': Ndihmova

Deklarata e ish-themeluesit të facebook, për ndikimin e këtij rrjeti social te fëmijët dhe te psikologjia e njerëzve qe shumë e fortë dhe bëri xhiron e mediave. 

Sean Parker, ish-themelues dhe ish-President i 'facebook' u shpreh se ka ndihmuar në themelimin e një ‘monstre’, raportojnë mediat e huaja.

“Ky rrjet ndryshon  marrëdhënien tuaj me shoqërinë, me njëri-tjetrin ... Ndoshta ndërhyn me produktivitetin në mënyra të çuditshme. Vetëm perëndia e di  se çfarë po bën për trurin e fëmijëve tanë”, shprehet ndër të tjera Parker.

Parker, që u bë i famshëm në qarqet “hi-tech” me shërbimin e ruajtjes dhe shpërndarjes së të dhënave, Napster është i penduar. Roli i tij në ngritjen e Facebook ka qenë i madh. Në filmin “Social Network”, ku roli i Parker luhet nga Justin Timberlake, është ai që prezanton idenë e Mark Zuckerberg përpara investitorëve të fuqishëm.

 

Të fundit