Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë e Vuçiç: Me Kosovën duhet të largojmë urrejtjen 200-vjeçare

Deklarata e fortë e Vuçiç: Me Kosovën duhet të

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se mes shtetit të tij dhe Kosovës duhet të ketë paqe dhe të largohet një herë e mirë urrejtja 200-vjeçare mes dy vendeve.

Vuçiç deklaroi për mediat se duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët për normalizimin e raporteve.

“Të gjithë më pyesni për kufijtë por unë po ju pyes juve, për cilin kufi po flisni? Ne themi se Kosova është Serbi, ndërsa ata thonë se Kosova është e pavarur. Në këtë situatë secili e vendos kufirin e vet. Por, a na duhet kjo? Ne jemi të këtij vendi dhe duhet që bashkë të vendosim për një kufi duke larguar kështu njëherë e përgjithmonë urrejtjet 200 vjeçare mes një serbi dhe një shqiptari. Ne jetojmë këtu dhe ne duhet të merremi vesh si duam të jetojmë dhe jo dikujt tjetër t’i plotësojmë dëshirat”, është shprehur Vuçiç  .

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, kanë shpalosur së fundmi idenë për korrigjim të kufijve.

Dy liderët pritet të takohen më 7 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy shteteve që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Të fundit