Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë e Zaganit: Nëse Emiljano Nuhu s’do ikte atë ditë nga Shqipëria, sot s’do ishte gjallë

Deklarata e fortë e Zaganit: Nëse Emiljano Nuhu s’do ikte

Ish-oficeri i Anti-drogës, Dritan Zagani ka bërë një deklaratë të fortë, ndërsa ishte i ftuar përmes një lidhje në ‘Skype’ në emisionin ‘360 gradë’ i Artur Zhejit.

Zagani ka deklaruar se nëse ish-oficeri Emiljano Nuhu, i cili dëshmoi i pari publikisht rastin e Xhisiela Malokut, duke bërë kallëzim penal në ngarkim të ish-të dashurit të saj, Rexhep Rraja në polici për dhunë dhe përdhunim, nuk do të largohej atë ditë nga Shqipëria, sot ai nuk do ishte i gjallë.

“Nëse nuk do ikte atë ditë sot sdo kishit shans të flisni për të si njeri i gjallë. Ai është larguar me rregulla përmes kufirit të Kosovës, kontrolloni kamerat. Shqipëria është han pa porta, ku hyjnë e dalin kriminelë e jo një oficer policie që se ndalon askush”, u shpreh Zagani, ndërsa debatonte me gazetarin e Top Channel, Denis Dyrnjaja.

Të fundit