Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë e zyrtarit të DASH: Rusia kundër integrimit të Shqipërisë, synon ta pengojë

Deklarata e fortë e zyrtarit të DASH: Rusia kundër integrimit

Zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee, paralajmëron se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.

Duke folur para një nënkomiteti të SHBA-së për marrëdhënie me jashtë, zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato, transmeton Rel.

Por, shtoi Yee, Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike.

Yee e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë. Ai po ashtu tha se një qendër humanitare e Rusisë në Nish të Serbisë me siguri synon ndikimin në formimin e opinionit publik.

Yee tha se Moska po përpiqet të nxisë edhe Republikën Serbe të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina.

 

Të fundit