Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjergj Meta
Kur pashë sot në mëngjes, në shtypin online, deklaratën e Arben Imamit thënë dje në emisionin “Opinion” të Gazetarit Blendi Fevziu, rreth grave që nuk kanë bërë asgjë, por kanë lindur nga dy tre fëmijë dhe janë futur në listat e kandidatëve, menjëherë mendova nënën time që ka lindur katër fëmijë dhe një i pestë që nuk arriti të jetonte më shumë se pak orë. Po e citoj deklaratën të plotë për korrektësi sikurse ishte në video: “Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga listat. Ai hoqi Topallin nga Listat dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë”.
Mua nuk më interesojnë as listat e as partitë dhe as emrat e përveçëm, pasi për këtë unë e them fjalën time si qytetar ditën e zgjedhjeve, por si njeri dhe si katolik i kam dy fjalë me këtë deklaratë të papërgjegjshme, që, edhe nëse është emocionale, është fyese për aktin më të shenjtë në këtë botë, lindja e një fëmije dhe trajtën amnore të të qenit grua.
Duke ndjekur këtë logjikë të Zotit Imami del se gratë që duhet të shërbejnë në jetën sociale dhe në politikë duhet të jenë sterile, ose pa fëmijë, ose që përdorin kontraceptivët për të mos lindur fëmijë, sepse kështu e kërkon aktivizmi politik dhe karriera. Ose, gjithnjë si interpretim i kësaj logjike, duhet të jenë gra me sjellje mashkullore që të jenë të pranueshme për një realitet si ai shqiptar. Kjo është një logjikë antijetë dhe fyese për grate-nëna dhe fëmijët, si dhe për jetën në thelbin e saj.
Grua shtëpiake nuk do të thotë grua dështake, sepse ato shtëpiaket janë gra që kanë marrë përsipër t’i shërbejnë jetës, familjes, bashkëshortit dhe fëmijëve. Nuk janë gra skllave, por nëna dhe bashkëshorte. Do të ishte nder për një parlament të kishte nëna dhe bashkëshorte që kanë devocion ndaj familjes dhe fëmijëve. Do të kuptonin më mirë se çfarë do të thotë të kalosh një ligj për shëndetin e grave dhe të vajzave, do të dinin më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë të bësh një ligj për tutelimin e fëmijëve dhe për arsimin e tyre. Po ashtu do të dinin shumë më shumë vlerën se çfarë do të thotë të bësh një ligj kundër dhunës së grave, sepse e dinë mirë se sa e frutshme është dashuria e një bashkëshorti dhe përkëdhelja e fëmijëve, pavarësëisht nëse ato janë tre apo katër apo edhe më shumë. Prania e tyre në sallën e parlamentit do të t’i sillte asaj salle ëmbëlsinë dhe njerëzinë e munguar e të vrarë nga ajo ashpërsi mashkullore në këto 26 vjet parlament demokratik.
Kjo logjikë banale, që është në nënshtratin e deklaratës së zotit Imami, ka sjellë që sot të ketë vajza të cilat nga frika se humbin vendin e punë apo karrierën nuk martohen, apo kanë frikë të ngelin shtatzëna se sapo të shohin që i rritet barku shefi mund t’i heqë nga puna, ose nuk mund të aktrojnë më apo të këndojë, apo të jenë personazhe publike. Pasojat e kësaj logjike janë shkatërruese për një shoqëri. Përjashtimi, qoftë edhe verbal, i grave - nënave nga një logjikë pjesmarrjeje aktive në jetën shoqërore dhe politike të vendit i heq kësaj pjesmarrjeje dimensionin më human dhe më të frutshëm të saj. Kurrsesi nuk mund të jem dakort me një logjikë të tillë dhe mendoj se çdonjeri me një “bon sens” nuk do ta lejonte këtë deklaratë të kalonte pa u vënë re dhe pa e dënuar. Amësia nuk është një aksesor i pjesmarrjes në jetën politike, një element më shumë për të mbushur CV-në, por element thelbësor në të qënit grua dhe njeri. Më shumë është e kundërta që pikërisht dimensioni politik duhet të jetë në shërbim të amësisë dhe të familjes.
As feministet më feministe dhe abortistët më të egësuar nuk do ta pranonin një logjikë të tillë përjashtuese.
Pse ka bërë bujë Licia Ronzulli, parlamentarja italianë, që mban fëmijën e saj në mbledhjet e parlamentit dhe ka krijuar reagime aq të ëmbla dhe lavdëruese, pikërisht sepse sjell një shembull që sot gjithnjë e më shumë refuzohet dhe po zbehet. Amësia në Parlament? Pse jo. Amësia do të thotë jetë e do të thotë familje. Politika nuk mund të bëhet pa familjen apo duke e anshkaluar atë. Sa më shumë njerëz me sensin familjar dhe të martesës të ketë parlamenti aq më i mirë do të jetë, aq më human dhe më i përgjegjshëm do të jetë. Amësia është jeta, jeta është dhurata më e bukur që Zoti na ka dhënë.
P.S. Fjala “pjell” zoti Imami përdoret për bagëtinë dhe jo për njerëzit …
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38