Flash News

KRYESORE

Deklarata e Ivica Daçiç: Anëtarësimi i Serbisë në BE në 2025 është çmenduri

Deklarata e Ivica Daçiç: Anëtarësimi i Serbisë

Kreu i diplomacisë serbe Ivica Daçiç mburret me politikën e jashtme të vendit të tij, me marrëdhëniet fqinjësore që ky vend zhvillon me të tjerët, por i duket shumë i largët viti 2025 kur Serbia, sipas disa paralajmërimeve, pritet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Viti 2025, data që po përmendet për anëtarësimin e Serbisë në BE, është aq larg sa që është çmenduri të flitet për të”, citon “rts” të ketë thënë Daçiç.

Gjatë kësaj bisede, ai nuk ka përmendur asnjërin nga fqinjët e vet, as Kosovën që është njëri nga kushtet kryesore të BE-së për Serbinë, por ka theksuar se Serbia është “shembull i marrëdhënieve të mira fqinjësore, dhe se përkundër këtij fakti merr ‘shpulla’, ndonëse udhëheq politikën e pajtimit”.

 

 

 

Të fundit