Flash News

KRYESORE

Deklarata e Mimi Kodhelit, cili ka qenë momenti më i vështirë i ish-ministres së Mbrojtjes

Deklarata e Mimi Kodhelit, cili ka qenë momenti më i

Në një intervistë ndryshe në “Pasdite ne Top Channel”, ish-ministrja Mimi Kodheli, ka folur për marrëdhënien e saj me Ramën si zv/kryetare bashkie dhe si ministre e Mbrojtjes.

Kodheli shprehet se eksperienca që  fitoi në bashki i vlejti shumë dhe e ka ndihmuar për një ecuri edhe më të mirë, pavarësisht se e kanë larguar disi nga familja.

Në lidhje me marrëdhënien më Ramën në dy periudha dhe me dy poste të ndryshme ajo deklaron se marrëdhënia e bashkëpunimit në të dyja rastet nuk ka qenë e njëjtë.

E pyetur për momentin më të vështirë në karrierën e saj Mimi Kodheli u shpreh se ka qenë aksidenti që solli vdekjen e dy pilotëve në aviacionin ushtarak shqiptar. -Jam vënë në pozitën e nënës,- deklaron ish-ministrja,-të cilat do të bënin çdo gjë për t’i sjellë në jetë fëmijët e tyre. Ajo tha se  ishte takuar me pilotët dy ditë para aksidentit tragjik i cili u mori jetën.

Të fundit