Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Deklarata e Nikollës/ Studentët nuk tërhiqen, paralajmërim për ditën e nesërme
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla rrëzoi kërkesat e studentëve për uljen e tarifës së studimit.
Studentët kanë reaguar pas qëndrimit të ministres, duke paralajmëruar sërish protestë ditën e nesërme. Ata mbajnë të njëjtin qëndrim, se nuk do të tërhiqen deri në shfuqizimin e VKM-së.
“Kjo protestë e sotme nuk ka prapavijë politike. Zero politikë. Nuk ka lidhje politika këtu. Nesër në orën 08:00 do të bojkotohet mësimi në çdo universitet dhe do të vijmë sërish këtu. Sot ishim pa plan dhe jemi kaq shumë, nesër do të kemi plan dhe do të jemi edhe më shumë. Derisa Ministria dhe çdo institucion do të plotësojë këto kritere ne do të jemi këtu”, shprehen studentët të cilët vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit.
"Të gjithëve bashkë nuk na mposht as ministrja, as kryeministri", shprehen më tej studentët.
Gazetarë, pedagogë, aktivistë dhe aktorë, personalitetet që i janë bashkuar protestës së studentëve
Veshur me bluzën e bardhë, pedagogu i mjekësisë proteston me studentët para ministrisë