Flash News

KRYESORE

Deklarata e papritur e Kinës për pandeminë e koronavirusit: Është një test që tregoi dobësinë e sistemit

Deklarata e papritur e Kinës për pandeminë e koronavirusit:

Drejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, Lin Bin – i cili ka qenë i angazhuar në luftën kundër pandemisë globale të koronavirusit  ka bërë një deklaratë të papritur  gjatë një interviste për mediat vendase.

Lin Bin, pranoi për herë të parë se pandemia e koronavirusit është një test që tregoi dobësinë e sistemit shëndetësor publik në Kinë:

“Vendi tashmë duhet të rrisë masat për parandalimin e sëmundjeve, të përmirësojë sistemin shëndetësor dhe mbledhjen e të dhënave.”

Së fundmi, vendet perëndimore kanë akuzuar Kinën se iu përgjigj shumë me vonesë shenjave të virusit kur ai shpërtheu në Wuhan dhe nuk paralajmëroi komunitetin ndërkombëtar nga rreziku që i kanosej. Ajo ka refuzuar çdo kërkesë për një hetim ndërkombëtar të pavarur në lidhje me origjinën e këtij virusi.

Të fundit