Flash News

KRYESORE

Deklarata e pedagogëve: Bojkot pa afat dhe grevë, nëse nuk plotësohen kërkesat

Deklarata e pedagogëve: Bojkot pa afat dhe grevë, nëse nuk

Gjatë asamblesë së zhvilluar paraditen e sotme në godinën “Iliria”, pedagogët e Universitetit të Tiranës vendosën që t’i japin vetëm një javë afat kohor qeverisë që të anulojë ligjin për arsimin e lartë si dhe që të rishikojë VKM-të.

Pedagogët votuan unanimisht se do të vazhdojnë bojkot pa afat të mësimit si dhe grevë të përgjithshme, në rast se qeveria nuk do t’i pranojë kërkesat e tyre.

Deklarata e plotë:

Drejtuar Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dhe ministres së Arsimit, të Sportit dhe të Rinisë, znj. Besa Shahini

Duke njohur dhe duke vlerësuar rëndësinë dhe seriozitetin e situatës aktuale në Arsimin e Lartë, dhe më specifikisht në Universitetin e Tiranës,

Me përgjegjësinë më të lartë për të ofruar mësimdhënie dhe kërkim shkencor të nivelit më të mirë për studentët tanë,

Me detyrën për të ruajtuar dhe për të forcuar rolin e universitetit publik në Shqipëri,

Nxjerrim këtë deklaratë:

  1. Rinkonfirmojmë mbështetjen e studentëve për kërkesat e tyre.
  2. Shprehemi kundër Ligjit “Për arsimin e Lartë” 80/2015, si dhe kërkojmë shprehjen e vullnetit të qeverisë për fillimin e procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në bashkëpunim me studentë, pedagogë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, në një proces konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës.
  3. Kërkojmë shfuqizimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor 2018: Nr.777, Nr.781, Nr. 783, si dhe urdhrat po të datës 26 dhjetor: Nr.183: Nr.184: Nr.185, të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike.
  4. Kërkojmë rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik, si dhe
  5. Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese ndaj pedagogëve dhe miratimin e statusit të pedagogut.

Presim përgjigje dhe masa konkrete brenda datës 1 shkurt 2019 për pikat e mësipërme. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do t’i drejtohemi të gjithë trupës akademike të universiteteve publike në nivel kombëtar, për grevë të përgjithshme.

Ftojmë të gjitha universitetet e tjera publike të shprehen dhe të koordinojnë qëndrimet për sa më sipër.

Takimi i Asambleve të Universitetit të Tiranës

Të fundit