Flash News

KRYESORE

Deklarata e politikanit serb: Vrasja e Oliver Ivanoviç s’do të zbardhet kurrë

Deklarata e politikanit serb: Vrasja e Oliver Ivanoviç s’do të

Nënkryetari i Iniciativës Qytetare, SDP, Ksenija Bozoviç, është shprehur se vrasja e ish-liderit të kësaj iniciative, Oliver Ivanoviç, nuk do të zbardhet kurrë.

Media serb “Tanjug”, shkruan se sipas Bozoviç, vrasësit e tij nuk do të kapen asnjëherë edhe hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar në mënyrën e gabuar që nga fillimi.

Kujtojmë që Oliver Ivanoviç u vra në mëngjesin e 16 janarit të këtij viti, para zyrave të partisë së vet në Mitrovicën e Veriut. Vrasjen e tij janë duke e hetuar institucionet kosovare të drejtësisë.

Të fundit