Flash News

KRYESORE

Deklarata e rëndë e deputetes: Prokurorët dhe gjyqtarët kanë pastruar para

Deklarata e rëndë e deputetes: Prokurorët dhe gjyqtarët

Kryetarja e komisionit të sigurisë Ermonela Felaj  ka deklaruar se në 4 vitet e fundit janë zbuluar rreth 60 milionë euro transaksione që dyshohet se vijnë nga aktivitete kriminale financim i terrorizmit apo edhe korrupsione, ajo gjithashtu është shprehur se mes këtyre transaksioneve janë identifikuar edhe veprime të kryera nga disa gjyqtarë.

“Drejtoria e pastrimit të parave ka bllokuar 60 milionë euro transaksione të cilat dyshohen se vijnë nga aktiviteti kriminal. Është një numër i lartë i verifikuar gjyqtarësh, prokurorësh dhe transaksionet e bëra nga ata dhe familjarët e tyre. Disa raste janë referuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Polici”, ka është shprehur Felaj.

Një grup agjentësh dhe specialistësh të hetimit të Pastrimit të Parave, pjesë e FBI-së pritet të mbërrijnë në Shqipëri nga SHBA-ja, për të ndihmuar në hetimet e mësipërme. Sipas Felaj, pritet që Drejtoria e Hetimit dhe Parandalimit të Pastrimit të Parave, pritet të ketë rol kyç në procesin e Vetting-ut në sistemin e drejtësisë.

 

 

 

Të fundit