Flash News

KRYESORE

Deklarata e rëndë e ish-agjentit të Antidrogës: Krerët e policisë u ndanin trafikantëve farën e kanabisit

Deklarata e rëndë e ish-agjentit të Antidrogës: Krerët

Ish-agjenti i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë Fier, Antonio Nazeraj në një intervistë dhënë për “Gazeta Shqiptare” tregon vijimin e situatës së vështirë që hasi pas denoncimit të Habilajve duke bërë një denoncim “bombë”. Ai rrëfen se si ua shpërndanin shefat e policisë trafikantëve farën e kanabisit duke përfituar 30% si dhe jetën e tij të re…

Por, ju vazhduat punën nuk u larguat, por u arrestuat?

Unë nuk e kam lënë detyrën, madje eprorit tim i kisha thënë se do të qëndroj në detyrë dhe nuk e lë asnjë sekondë punën, që kam dhe më tha bëjë për familjen, nëse nuk e bën për vete, pasi ai kishte shumë informacion për këto grupe kriminale dhe trysninë që ushtrohej ndaj tij nga lart.

Dhe me 17 korrik jeni arrestuar?

Këtë detyrë nuk e kam lënë deri me datë 17 korrik. Më herët, diku në fund të muajit qershor, kam pasur një takim me një prokuror.

Përse ju kishte thirrur?

Më ka marrë oficeri i SHKB në telefon dhe më ka thënë se ka lënë një takim prokurori me ty. Vajta dhe poshtë prokurorisë po më priste shefi i SHKB, Melsi, i cili erdhi pas meje kur u ngjita në zyrën e prokurorit. Prokurori i kërkoi të dilte nga zyra se do merrte deklarimin tim, ndërsa Melsi nuk pranonte të dilte dhe thoshte se nuk dal, do të dëgjoj se çfarë deklarimi do të marrësh. Pati një debat mes prokurorit dhe shefit të SHKB, sepse kur më ka pyetur prokurori dhe më ka thënë se, përse e kisha lënë detyrën, pasi sipas tij unë nuk shërbeja më në Policinë e Shtetit. I them që jam ende në detyrë dhe po vij nga puna në Lushnjë drejt në prokurori. Prokurori debatoi me Melsin ku i tha se më ke sjellë informacione të rreme

Sipas SHKB?

Sipas SHKB, tha prokurori, unë kisha lënë detyrën në polici dhe i isha shmangur një hetimi. Detaji tjetër ishte kur prokurori ka pyetur mua dhe shefin e SHKB, ku isha në punë kur flitej për një kontroll automjeti, i kam thënë se kam qenë oficer antidrogë dhe jo qarkullimi që kisha bërë kontrollin e një automjeti për patentë.

Ju pranuat që ai të qëndronte aty?

Ai nuk dëgjonte të dilte nga zyra, me sa kuptova e kishte porosi nga shefat e tij. Më tha prokurori nëse mund të qëndrojë. I përgjigjem se këtë nuk e di unë, por ju. Atëherë më tha se do të të thërras një ditë tjetër për të të marrë një deklarim. Pastaj jam larguar për në punë.

Dhe kur ju ndaluan?

Më kanë ndaluar me datë 16 korrik 2014. mes datës 16 dhe 17 në mesnatë. Kur lashë detyrën në orën 16 më morën në telefon dhe më thanë se duhet të vish në Komisariatin e Fierit. Dhe aty rreth orës 22 të darkës më kanë arrestuar.

Të fundit