Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Deklarata e të gjelbërve europianë: Macron minon procesin, Ballkani Perëndimor rrezikohet nga nacionalizmi
Partia e të Gjelbërve Europianë kërkon që në një kohë sa më të shkurtër të nisin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Në samitin e Poznanit, ky subjekt politik ka shprehur qëndrimin e vet sa i përket të ardhmes së unionit, duke dalë kështu kundër presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili disa ditë më parë u shpreh se ishte kundër zgjerimit të unionit, pasi kjo do të rriste popullaritetin partive nacionaliste.
”Bashkimi Europian rrezikon që sërish të shkaktojë ringjallje të nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor, nëse ngadalëson procesin e hapjes së dyerve për negociatat. Komentet e presidentit francez Emmanuel Macron, pak kohë para procesit të zgjerimit e pengojnë dhe e minojnë thellësisht detyrën e rëndë të arritjes së konsensusit.
Nuk ka arsye që reforma e brendshme e BE-së dhe negociatat inkuadruese të mos zhvillohen njëkohësisht. Edhe një refuzim në tetor të këtij viti mund ta vendosë në rrezik të gjithë procesin dhe të sjellë në ripërtëritjen e tensioneve të cilat do të ishin katastrofale për BE-në në tërësi”, thuhet në deklaratë.