Flash News

KRYESORE

Deklarata e Xavi-t: Jam i mahnitur, Seri ka ADN e Barcelonës, duhet transferuar

Deklarata e Xavi-t: Jam i mahnitur, Seri ka ADN e Barcelonës, duhet

Mesfushori 26 vjeçarë i skuadrës franceze të Nice, Jean Seri “do të ishte zgjedhja më e mirë që Barcelona mund të bënte në mesfushë, të paktën kështu deklaron lojtari legjendar i Barçës, Xavi. Ai shprehet i mahnitur me talentin e futbollistit nga Bregu i Fildishtë dhe deklaron pa hezitim se ai ka ADN e Barçës.

“Kur më thanë se një lojtar të Nice e quajnë ‘Xavi Afrikan’ e ndoqa nga afër. Nuk e njihja ...dhe mund të them se u magjepsa: nuk jam mësuar të shoh një talent të tillë në mesfushë. Pasime të shkurtra, pasime të gjata, inteligjencë taktike, gjuajtje nga distanca, personalitet, organizim loje dhe në fund pasimi magjik. Ai do gjendej shumë mirë në Barcelonë. Ai mund të luajë kudo në mesfushë. Seri është fantastik. Mund të them, pa hezitim, që ai ka atë që ne e quajmë “ADN-ja e Barçës”, ka thënë legjenda e Barcelonës për Eurosport.

Të fundit