Flash News

KRYESORE

Deklarata e Trump: Populli amerikan i sëmurë

Deklarata e Trump: Populli amerikan i sëmurë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërkoi që hetimet për bashkëpunimin e dyshuar të fushatës së tij me Rusinë, në zgjedhjet e vitit të kaluar, të përfundojnë sa më shpejt.

“Duhet të marrin fund, sepse populli amerikan është sëmurë nga ato”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti republikan përsëriti se “e gjithë çështja ruse është vetëm një justifikim” i demokratëve, pas humbjes së kandidates së tyre, Hillary Clinton.

Departamenti i Drejtësisë ka emëruar këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller, për udhëheqjen e këtyre hetimeve. Ka shenja se Mueller është duke hetuar edhe nëse Trump ka penguar drejtësinë, duke shkarkuar ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, derisa ai ka qenë duke hetuar çështjen ruse.

Trumpin që t’i fitojë zgjedhjet e nëntorit. Putin e ka mohuar përfshirjen e Rusisë, ashtu si edhe Trump./ Rel/

Të fundit