Flash News

KRYESORE

Deklarata kundër “Shqipërisë së Madhe”, reagojnë rusët: Ja nga çfarë u frikësua Erdogan

Deklarata kundër “Shqipërisë së Madhe”,

Mediat ruse dhe ato serbe i kanë bërë jehonë të madhe deklaratës së presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, se është kundër “ndryshimit të kufinjve në Ballkan dhe vendi i tij mbështet integritetin territorial të secilit shtet”.

Këto media e kanë intepreruar këtë qëndrim si kundërshtim të Erdogan ndaj idesë së “Shqipërisë së Madhe”.

Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik” ka publikuar një artikull ku analizon këtë qëndrim të presidentit turk. Sipas “Sputnik”, Erdogan u detyrua të dilte kundër “Shqipërisë së Madhe” nga frika e krijimit të një shteti kurd në kufi me Turqinë.

Slobodan Yankovic, analist në Qendrën për Kërkime Konservatore në Beograd, i ka thënë kësaj agjencie se “asgjë nuk do të ndryshojë në politikat e Ankarsë lidhur me Shqipërinë dhe Kosovën”, pavarësisht deklaratave të fundit të Erdogan.

Yankovic beson se ky qëndrim i Erdogan lidhet me frikën e krijimit e shtetit të Kurdistanit në kufi me Turqinë, sot pjesë e Irakut.

“Turqia duke njohur shkëputjen e Kosovës nga Serbia, është e frikësuar nga një ndryshim kufinjsh. Ai është gjithashtu i frikësuar nga referendumi për pavarësi i kurdëve të Irakut, që do të zhvillohet këtë vjeshtë”, ka thënë Yankovic.

Kurdët e Irakut kanë aktualisht një autonomi të gjerë brenda këtij shteti, por lufta kundër ISIS ka rritur pozitat e tyre ndërkombëtare. Edhe kurdët në Siri veprojnë aktualisht të pavarur nga çdo ndikim tjetër dhe kjo ka shtuar mundësitë e një bashkimi me kurdët e Irakut.

Frika më e madhe e Turqisë qëndron te 15 milionë kurdë që jetojnë në juglindje të territorit të saj dhe që prej dekadash kërkojnë pavarësinë.

Të fundit