Flash News

KRYESORE

Deklaratat e ambasadorit Lu, Arjan Çani: Dikush ta këshillojë, duhet të heq dorë

Deklaratat e ambasadorit Lu, Arjan Çani: Dikush ta këshillojë,

Gazetari Arian Çani ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu për klanet mafioze dhe lidhjet e kriminelëve me pushtetin.

Në emisionin “Studio e Hapur”, Çani tha se ambasadori Lu duhet të heqë dorë nga këto deklarata dhe dikush duhet ta këshillojë.

“Pse duhet që SHBA-të të jenë kaq bazikë me publikun. Njerëzit nuk janë idiotë. Njerëzit e thjeshtë që e shohin këtë spektakël. Këto janë lojëra. Nuk mundet as Zoti të thotë se ne e dimë kush janë keqbërësit por në janar futini brenda. Ambasadori amerikan është diplomat, duhet dikush ta këshillojë, ti thotë hiq dorë nga këto deklarata.

Kjo është luftë shtrigash. Kush është më i fortë gjuan më të dobëtin. Unë s’kam besim tek askush”, tha Çani.

Të fundit