Flash News

KRYESORE

Deklaratat e forta të Metës, "plasin" memet në rrjetet sociale: 'Çohu Avni djali'

Ilir Meta ka bërë deklarata të forta ditën e sotme në konferencën për shtyp, ku foli për ambasadat e huaja se si janë treguar indiferente pas nxjerrjes të përgjimeve të blerjes të votave. Dhe tha për diplomatët se kanë braktisur parimet europiane demokratike dhe raportojnë sipas qefti të Ramës.

Në një mesazh drejtuar Xhorxh Sorosit, presidenti Meta deklaroi se i përkiste racës së Avni Rustemit.

Në rrjetet sociale janë publikuar meme të shumta për Metën si:

"Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë, nga Ilir Meta".

Një tjetër meme e konsideron Metën Avni Rustemi dhe dy vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve si dy fansat të "Avniu-t".

E ndërsa një tjetër shkruan me ironi:

"Çohu o Avni djali prej varri se tkan hap profil fallco."

 

Të fundit